AKTUALITET, 10 Mars 2023, 11:00

Arbër Paplekaj dërgohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Arbër Paplekaj dërgohet në gjykatë nën masa të
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

Këtë të premte Arbër Paplekaj ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë.

Arbër Paplekaj është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ai ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës.

Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.

Arbër Paplekaj dërgohet në gjykatë nën masa të