AKTUALITET, 9 Mars 2023, 22:42

Rakipi-Bardhit: Ju nuk ekzistoni fare, anëtarësinë e ka Berisha! Del vetëm ti dhe Alibeaj, nuk keni njeri...

Rakipi-Bardhit: Ju nuk ekzistoni fare, anëtarësinë e ka Berisha!

Gazment Bardhi dhe Ylli Rakipi kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  se kush ka shumicën në Partinë Demokratike. 

Gazetari i tha deputetit, se anëtarësinë e partisë e ka Sali Berisha dhe se grupi Alibeaj "nuk ekziston" politikisht edhe pse ka marrë vulën. 

Debati në studio: 

Gazment Bardhi: Ju nuk i transmetoni aktivitetet tona. Merreni dhe transmetojini. 

Ylli Rakipi: Aty del vetëm ti dhe Alibeaj, s’ka njeri tjetër aty. Partinë e kanë anëtarët dhe anëtarët i ka Berisha. Unë mendoj që ti nuk ekziston.

Gazment Bardhi: Po patjetër e respektoj mendimin tënd. Jam gjallë dhe ekzistoj.

Ylli Rakipi: Jo biologjikisht ore, por politikisht nuk ekziston.

Gazment Bardhi: Ju doni klikime, ju kuptoj, këtë hall keni ju.

Ylli Rakipi: Ju keni vetëm vulën, merreni dhe pijini lëngun...

Rakipi-Bardhit: Ju nuk ekzistoni fare, anëtarësinë e ka Berisha!