AKTUALITET, 10 Mars 2023, 10:47

Sot gjyqi për Saimir Tahirin, do të shqyrtohen dy kërkesa

Sot gjyqi për Saimir Tahirin, do të shqyrtohen dy kërkesa

Ditën e sotme, ish-ministri Saimir Tahiri del para gjykatës për çështje të kërkuara prej tij. Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg. Seanca e parë nisi në orën 09:30 ndërsa tjetra në 14:15. 

Në njërën prej çështjeve kërkohet njohja e shërbimit të provës ndërsa në çështjen tjetër kërkohet ulja e dënimit vjetore e parashikuar për sjellje të mirë.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.