AKTUALITET, 9 Mars 2023, 21:59

“Po na tregon përralla”/ Sejamini debat me Bardhin: Si autorizon Basha një funksion që nuk e ka?!

“Po na tregon përralla”/ Sejamini debat me Bardhin: Si
Fotomontazh: Bardhi dhe Sejamini

Analisti Neritan Sejamini debatoi në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit” me deputetin Gazment Bardhi për mënyrën se si janë marrë vendimet nga Lulzim Basha dhe më pas nga Enkelejd Alibeaj. Analisti i kërkoi Bardhit që të tregojë për publikun se mbi çfarë bazash Basha ka dhënë autorizimin për Alibeajn si kryetar i komanduar i PD-së më 18 mars 2022 dhe pse gjykata nuk e zyrtarizon Alibeajn si kryetar të PD-së.

Debati në studio

Sejamini: Çfarë kuptimi ka autorizimi i Bashës për Alibëeajn?

Bardhi: Kur kam qenë ministër i drejtësisë kam dhënë dorëheqjen nga data 22 gusht dhe kam deleguar të gjitha kompetencat te zv/ministrja, edhe pse sipas ligjit edhe Kushtetutës derisa të betohet ministri i ri, ai pararendës konsiderohet në detyrë.

Sejamini: Pra partia juaj funksionon sipas rregullit të Ministrisë së Drejtësisë.

Bardhi: Sipas ligjit.

Sejamini: Z.Rakipi tha më duket absurde që një akt të mos protokollohet dhe ti the që ne operojmë me rregullat e PD-së. E lëmë kur ke qenë ministër drejtësie, se ka tjetër strukturë, vendos Këshilli i Ministrave.

Bardhi: Jo, nuk është e vërtetë, vendos kryeministri.

Sejamini: A mundet z.Basha të autorizojë një funksion që nuk e ka?

Bardhi: Sa kohë që autorizimi i atyre kompetencave është dhënë në kohën që z.Basha ka qenë kryetar i PD-së, sa kohë që një kryetar i ri pas z.Basha nuk ka shfuqizuar atë autorizim, të autorizuarit kanë përgjegjësinë dhe të drejtën për të ushtruar të gjitha kompetencat për të cilat janë deleguar me atë autorizim.

Sejamini: Pse nuk e keni regjistruar z.Alibeaj në regjistrin e partisë, se ai është formalitet? Ai merr vendime, përjashton deputetë nga grupi parlamentar, përfaqëson partinë, do të shkojë edhe në zgjedhje. Pse nuk bëni një formalitet që ta regjistroni në gjykatë?

Bardhi: Sepse që të regjistrohet z.Alibeaj apo çdokush tjetër si kryetar i PD-së duhet të ketë një proces zgjedhor.

Sejamini: Jo, nuk është kështu, mjafton të çosh një letër, ku thua kryetar është..

Bardhi: Jo, nuk është kështu, sepse çohet akti i zgjedhjes dhe gjyqtari merr statutin e partisë bashkë me dokumentin dhe thotë: forma se si është zgjedhur, është në përputhje me statutin që është në fuqi? Dhe sipas statutit të PD-së zgjidhet me parimin “një anëtar, një votë”.

Sejamini: Pra nuk regjistrohet asnjë tjetër?

Bardhi: Z.Alibeaj, unë si sekretar i Përgjithshëm, struktura e PD-së, padyshim që është e regjistruar në gjykatë.

Sejamini: Pra ju thoni që Alibeaj drejton partinë.

Bardhi: Po, z.Alibeaj drejton partinë në mungesë të kryetarit.

Sejamini: Pra ai drejton partinë, përjashton deputetë...

Bardhi: Cilët deputetë ka përjashtuar?

Sejamini: Ai ia ka çuar shkresën, pa vendim të grupit parlamentar, kryetares së Kuvendit.

Bardhi: Jo, absolutisht, mashtrim.

Sejamini: Çon kandidatë në KQZ, drejton partinë...E keni procesverbalin e mbledhjes së grupit, mund ta bëni publik?

Bardhi: Po, e ke raportuar edhe ti.

Sejamini: Jo, kryesia, grupi parlamentar nuk është mbledhur asnjëherë.

Bardhi: Është mbledhur mo, është mbledhur, google-oje, google-oje.

Sejamini: Unë nuk i besoj fjalës tënde, më nxirr procesverbalin e mbledhjes! Grupi parlamentar u mblodh, morën pjesë kaq vetë, kaq pro, kaq kundër.

Bardhi: E do ti këtë?

Sejamini: Këto janë gënjeshtra, kryesia nuk ka lidhje me grupin parlamentar.

Bardhi: Më 11 janar 2022 ëështë mbledhur kryesia e partisë në një mbledhje deri në 4 të mëngjesit.

Sejamini: Grupi parlamentar..

Bardhi: Po prit, more zotëri! Më 15 janar 2022 është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së, në përfundim është mbledhur..

Sejamini: Sa deputetë, nga 52, kanë qenë?

Bardhi: Unë nuk kam ardhur këtu..

Sejamini: Ju si i keni përjashtuar nga grupi parlamentar? Më jep procesverbalin! Ti po thua, datën dhe orën e mbledhjes dhe nuk thua sa deputetë kanë qenë në mbledhje. Shiko sa interesant je. Më duket si një përrallë që ti e tregon me kaq pasion, por, për një logjikë normale nuk shkon.