TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini e pyeti në emisionin “Të Paekspozuarit” deputetin Gazment Bardhi për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët për kryetarë bashkie për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërsa Bardhi iu përgjigj se konsultimet janë bërë duke nisur që nga viti 2020, duke kaluar në filtër mbi 4 mijë njerëz dhe të tjerë, të cilët ai i etiketoi si “pishina e individëve”.
Biseda në studio
Sejamini: Ju çdo të çoni komisionerë në të gjithë Shqipërinë?
Bardhi: Patjetër.
Sejamini: Dhe si do të zgjidhen këta?
Bardhi: Siç janë zgjedhur në çdo proces zgjedhor.
Sejamini: Sa anëtarë ka kjo parti që ju konsultoni?
Bardhi: Ne nuk kemi ndarë në pjesë. Anëtarë të PD-së është i njëjti numër që ka qenë.
Sejamini: Pra ju do të konsultoheni me këta anëtarë?
Bardhi: Të konsultohemi për çfarë?
Sejamini: Për të zgjedhur kandidatët, se anëtarët kanë të drejtë të konsultohen, të propozojnë.
Bardhi: Është bërë.
Sejamini: A, është procesi i 2020-ës.
Bardhi: Po, e kanë kryer atë.
Sejamini: Pra partia juaj funksionon me vendime 3-vjeçare, 2-vjeçare, 15 mujore. Kur ishte z.Basha keni marrë vendime edhe për të ardhmen.
Bardhi: Një parti politike përgatitet për zgjedhjet shumë kohë përpara.
Sejamini: Pra keni zgjedhur kandidatët disa vite më parë.
Bardhi: Nuk i kemi zgjedhur. Janë rreth 4000 e ca që kanë kaluar një filtër dhe konsiderohen burime njerëzore të gatshme për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, thotë vendimi, dhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky ka qenë procesi. Nuk i kemi zgjedhur, i zgjedh kryesia. Po themi pishina e individëve, nga ku kryesia mund të zgjedhë, por mund të shtohen edhe të tjerë, se 20 për qind mund të jenë prurje të reja, do të zgjedhë kandidatët përkatës.
Abilekaj: Sa kandidatë do të nxirrni në zgjedhje, për çdo bashki?
Bardhi: Unë uroj shumë që ngërçi i dy kandidatëve në zgjedhje të zgjidhet.
Abilekaj: Sa kohë do të prisni?
Bardhi: Uroj dhe do të punoj deri në sekondën e fundit që është afati përkatës që kjo çështje të zgjidhet dhe PD të përfaqësohet me një kandidat. Është vrastare për opozitën, PD-në dhe Shqipërinë. Është në interes të çdo shqiptari që zgjedhjet të jenë të konkurueshme dhe të realizohet ndryshimi. Nëse kjo shumicë dërrmuese në këto bashki ndahet në dy pjesë dhe më pas minoranca vijon dhe qeveris, në gjykimin tim nuk dëmtohen vetëm demokratët, por çdo qytetar. Prandaj po shtrijmë dorën e bashkëpunimit. E dyta sepse janë disa bashki që mund të fitohen nga opozita dhe ne nuk mund ta djegim këtë për inate dhe mllefe. Dhe kush nxit drejt kësaj rruge është duke i futur thikë pas shpine kandidatëve dhe demokratëve, duke i përdorur si mish për top në një betejë brenda partisë.