TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në bashkinë e Himarës.
Mbrëmjen e së dielës janë prishur katër objekte në Jalë, ndërsa sot ka nisur prishja e pesë objekteve në zonën e Dhërmiut. Forca të policisë ndodhen në mbështetje të punonjësve të IKMT, ndërkohë që nuk ka pas kundërshtime nga pronarët.
Nderkohe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.
Bëhet me dije se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.
Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime. Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime. Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve të tjera.
Sipas informacioneve, kishte nisur ndërtimi i kapanonëve që do të shërbenin për mbajtjen e materialeve për ndërtimet që do bëheshin më pas.