AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 13:12

Aplikime masive/ Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Aplikime masive/ Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë

Në vetëm 5 ditë, janë bërë 787 aplikime për Paketën e Maleve, nismë që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë, që tregon interesin e lartë të aplikuesve, të shtrirë në të gjithë vendin.

“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, ka shkruar kryeministri krahas hartës.

Paketa e Maleve u miratua nga Kuvendi në janar të këtij viti dhe ka për qëllim që t'i kthejë zonat malore në zona atraktive për zhvillim, duke kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e jetës së banorëve vendas.

Një nga sfidat kryesore në këto zona është mungesa e certifikatave të pronësisë, e cila e vështirëson dhënien e lejeve për zhvillim apo ndërtim. Shumë toka në veri (por edhe në jug) administrohen nga individë apo familje që i zotërojnë tokat pa dokumentacion të rregullt.

Për këtë arsye, Paketa e Maleve parashikon një procedurë të thjeshtuar administrative: poseduesit jopronarë mund të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të kryer nga bashkia. Pasi të përfundojë ky proces, ata mund të marrin pronësinë me çmim simbolik (1 euro), me kushtin që të kenë një plan zhvillimi dhe të marrin lejen përkatëse.

Aplikime masive/ Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë