TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se një tjetër politikan i lartë rezulton i përfshirë në komunikimet e aplikacionit SKY ecc.
Përmes një reagimi në Facebook, Karamuço është shprehur se megjithëse kësaj liste të personave që kanë përdorur aplikacionin SKY ecc po i shtohen emra të rinj dhe interesant, duhen pritur përfundimet e SPAK.
“Një tjetër ish-prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, është shprehur Karamuço.
Kujtojmë se dosja e famshme e aplikacionit SKY ecc zbuloi se emra të njohur të Policisë së shtetit, bashkëpunonin me biznesmenë e kriminelë, në favor të krimit të organizuar.
SKY ecc është një aplikacion që ofronte komunikime të enkriptuara, i cili përdorej me pagesë vjetore kryesisht nga grupet kriminale për të dërguar mesazhe me njeri-tjetrin.
Aplikacionin më pas e përdorën edhe gjykatës, prokurorë e politikanë, të cilët flisnin për pazare të ndryshme me eksponentë të krimit të organizuar.
Policia franceze e belge “thyenë” aplikacionin dhe tashmë bisedat nga përdoruesit shqiptarë janë në duart e SPAK.