AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 12:02

Antony Blinken mbërriti në Shqipëri, Igli Hasani: Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA-në do të forcohet

Antony Blinken mbërriti në Shqipëri, Igli Hasani: Partneriteti

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas mbërritjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Hasani i ka shprehur mirëseardhjen, ndërsa thekson rëndësinë e partneritetit të bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me SHBA-në, ndërsa shprehet se vetëm do të forcohet.

“Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, shkruan ai në “X”.

Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi kemi mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.