AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 11:28

Vrasja e Fatjon Bicit/ Shtyhet seanca për katër adoleshentët, sherr në sallë mes familjarëve

Vrasja e Fatjon Bicit/ Shtyhet seanca për katër adoleshentët,

Ndërkohë, seanca është shtyrë për shkak se nuk u plotësua numri prej tre gjyqtarësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Maj 2023 në qytetin e Gramshit.

Adoleshentët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas konfliktit goditën me thikë në zemër Fatjon Bicin dhe plagosën 15-vjeçarin M. L.

Ngjarja ndodhi në Lagjen “Sporti 2” dhe pas krimit adoleshentët kanë ikur në drejtim të rrugës pedonale të qytetit, për në drejtim të lumit Devoll, por shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar duke i kapur në Lagjen “Holtas”, pranë ish-Poligonit të Ndërtimit.

Autori i dyshuar, O. Ç., rrezikon deri në 12 vite burg. Gjithashtu pritet vendim për E. K., S. M., Xh. Ç.