TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për Bastet, që kaloi mes kaosit dhe tensioneve, vetëm me votat e maxhorancës.
Në një reagim, Braimllari tha se Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij.
Postimi i plotë:
Lojërat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament.
Kur Edi Rama mori vendimin për ti ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës.
Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet.
Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij.