TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli komentoi edhe marrëveshjen me Italinë për refugjatët që pritet të strehohen në Shqipëri.
Sipas kryeministrit Edi Rama kjo që po bën Shqipëria, nuk është një punë e pisët, por është një punë sfiduese, pasi siç tha ai të mos e bësh këtë punë si duhet “mund të jetë katastrofike për BE”.
Në rastin konkret u shpreh Rama, Shqipëria po sillet si vend anëtar ri BE, duke pranuar që një peshë kaq e madhe në Bashkimin Evropian të ndahet me një vend jo anëtar.
“Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar është ajo që supozohet të bëjë shteti anëtar. Nëse e ashtuquajtura politika e rishpërndarjes ka dështuar masivisht, kjo nuk e bën atë ç’ka po bën Shqipëria diçka që është ndeshmë qëndrimin e BE në raporto me migracionin.
Ne po sillemi si vend anëtar ri BE dhe po pranojmë që një vend anëtar i BE të ndajë me ne peshën e përgjegjësi për tu përballur me një çështje kaq të vështirë në kontekstin kur migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme dhe debateve për zgjedhjet e radhës e më tej.
Kjo nuk mund të jetë përgjigjja e përbashkët e BE për mënyrën si duhet trajtuar kjo situatë. E gjitha politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, por merret me simptomat, ndaj shkaku bëhet më shqetësues. Ndaj situatat në të ardhmen e afërt mund të dalin jashtë kontrollit. Natyrisht Shqipëria nuk ka fuqi për të dhënë zgjidhjen, por jemi një kontribuues modest dhe jemi krah për krah një vendi si Italia.
Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka lidhje me ne. Ne nuk jemi shtete anëtare të BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për tu përfshirë në atë që ju e quani punë e pisët. Është një punë sfiduese dhe të mos ta bësh këtë punë si duhet sot mund ti shkaktojë BE dëme që nuk jam i sigurt se mund të parashikohen sa katastrofike mund të jenë”, tha Rama.