AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 10:05

Blinken nuk do të takohet me opozitën, reagon Basha: Nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës!

Blinken nuk do të takohet me opozitën, reagon Basha: Nuk kam

Lulzim Basha ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, i cili nuk ka planifikuar takim me opozitën.

Basha u shpreh se kjo vizitë e Blinken sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë, duke shtuar se “nuk ka ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”.

Kreu i PD-së theksoi se takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë.

“Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic-micet e ditës që do ti ushqejë me lopatë kryeministri, por të shikojnë përtej momentit. Kjo është një vizitë që sinjalizon forcën dhe fuqinë e marrëdhënieve e SHBA-ve me Shqipërinë. Vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën.

Unë nuk kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës.

Takimet me kolegët e SHBA-ve nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë”, tha Basha për gazetarët para se të futej në sallën e Kuvendit.