AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 18:22

Ambasadorja e BE përshëndet zgjedhjen e Altin Dumanit: Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi

Ambasadorja e BE përshëndet zgjedhjen e Altin Dumanit: Një SPAK

Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Në një reagim diplomatja evropiane thotë se një SPAK efektiv është thelbësore për suksesin e reformës në drejtësi.

Po ashtu, Hohmann ka vlerësuar edhe Arben Krajën, i cili drejtoi këtë institucion për tre vite.

“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime!

Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit.

Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thuhet në ragimin e ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann.

Altin Dumani u zgjodh sot kreu i SPAK për tre vitet e ardhshme.

Dumani mori 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kolegu i tij Ervin Kondili mori 4 vota, ndërsa prokurori Adnan Xholi 1 votë.