TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e 32-vjeçarit Elvi Osmaj të cilat i kishte në kryeqytet. Sipas Prokurorisë, i riu është arrestuar në Angli dhe dyshohet se këto pasuri i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme.
Mes pronave të sekuestruara, ishin apartamente, toka (arë +truall), dhe një ndërtesë.
Dyshohet se Osmaj pastronte para në Shqipëri. Këto prona ishin të vendosura dhe në emër të familjarëve të tij.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit E.O., për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal
Nga informacionet e marra per këtë shtetas, ka rezultuar se: është arrestuar në Angli për veprën penale të “pastrimit të Produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale, të parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Arrestimi i tij është bërë nga autoritetet britanike.
Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, dhe referimit pasuror, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, u arrit në konkluzion se pasuritë e paluajtshme të shtetasit E.O., dhe pjestarëve të tjerë të familjes së tij dyshohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi E. O., nëna, babai, vëllai i tij të përmendur edhe më lart, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është rregjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.
Organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasi E. O., dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij janë të krijuara nga burime të paligjshme, nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të rregjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.
Referuar pozitës kriminale të shtetasit E.O., paraprakisht janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikohen nga pikpamja ekonomike si dhe dyshohen se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria e tyre kriminale: