TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar ditën e sotme pas një seance 5 orëshë, Altin Dumanin si kryetarin e ri të SPAK, që do të zëvendësoje në detyrë, Arben Krajën, të cilit i mbaroi mandati.
Procesi i seancës dëgjimore dhe votimi është ndjekur nga vetë Ambasadorja e SHBA-ve, e cila më herët bërë një deklaratë të fortë për tentativa për të ndikuar në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK edhe pse prezenca e saj dhe takimet me anëtarët e KLP, mund të konsiderohen gjithashtu si përpjekje për të ndikuar procesin.
Por si u ndanë votat në favor të dy kandidatëve kryesorë?
Kryetari i KLP, Alfred Balla, Tartar Bazaj, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani votuan për rivalin e Dumanit, Edvin Kondilin.
Ndërkohë që Bujar Sheshi, Zeqir Hoda, Ledina Riza, Eloida Goxhi dhe Arta Mandro vendosën për kreun e ri të SPAK, që në tri vitet e ardhshme të jetë Altin Dumani, kandidat i cili besohet se ka mbështetje të ambasadës.
Një votë mori Adnan Xholi dhe ajo ishte nga Sokol Stojani.