AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 17:52

Vrasje në një lokal në Tiranë, policia jep detajet

Vrasje në një lokal në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para në lidhje me vrasjen e ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Fadil Bodinaku’, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj Edmond Papa, 49 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku", në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.