AKTUALITET, 4 Mars 2024, 18:06

Ambasadori britanik: Task-forcë e përbashkët me Shqipërinë për emigrantët. Ka rënë me 90 për qind numri i rasteve

Ambasadori britanik: Task-forcë e përbashkët me

“Falë marrëveshjes me Shqipërinë, ka rënie me 90 përqind të numrit të emigrantëve ilegalë.”. Kështu deklaroi sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith. Ai tha ase do të ketë një task force të përbashkët me vendin tonë për emigrantët e paligjshëm.

“Përmendet gjithashtu edhe mbrojtja, në thelb të kësaj është një rritje e partneritet tonë në mbrojtje, në zhvillimin ekonomik, drejtësi, arsim, kulturë. Kjo është një nga mënyrat sesi në i trajtojmë sfidat, Emigracioni do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj. Marrëveshja, partneriteti me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare kanë qenë shumë të suksesshëm dhe kanë çuar në një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të kemi qëndrueshmëri në këtë pikëpamje. K

jo është me interes për të gjitha vendet evropiane. Besoj se do të shihni se me task forcën e përbashkët, po mundohemi ta zgjerojmë në rajon, Shqipëria po i tregon botës sesi arrin ta bëjë diçka të tillë”, theksoi ai në Abcnews.