TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Asllan Dogjani ka reaguar në lidhje me ndodhitë që u regjistruan sot në ceremoninë e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Ai me anë të një reagimi në rrjetet sociale, pohon se Protokolli ka ftuar dhe ka lënë pa karrige deputetët e opozitës në Kuçovë.
Postimi i deputetit Asllan Dogjani:
E pa precedent sjellja arrogante e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inaugurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.
Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam.
Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam! Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrige për deputetët e opozitës.