AKTUALITET, 4 Mars 2024, 17:22

Nuk ndalen tensionet/ Noka përplaset me gardistin, Nikolla mbyll seancën brenda pak minutash

Nuk ndalen tensionet/ Noka përplaset me gardistin, Nikolla mbyll

Vetëm 7 minuta! Kaq ka zgjatur seanca e sotme parlamentare. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste.

Fillimisht, Noka u përplas me një prej gardistëve të pranishëm në sallën e seancave plenare e më pas i është ofruar kolegut socialist, duke mos e lejuar atë të flasë.

Në këto kushte, kryeparlamentarja Nikolla ka vendosur të mbyllë seancën, duke theksuar se ajo e radhët do të njoftohet në vijim. Opozita proteston prej disa muajsh, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të saj nga ana e mazhorancës siç janë komisionet hetimore, etj.