TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dalin dëshmitë e para nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe më tragjikja, vdiqën dy persona.
“Është pyetur shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila. Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qenë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryheshin punime. Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i djegur dhe pa rroba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Cela.
Është pyetur shtetasi Elvin Bashaj, deklaroi se ka një biznes objekt tre katësh me elektrike dhe banesën e tij. Nga shpërthimi i ndodhur në datë 01.03.2024 i është dëmtuar një pjesë e biznesit fasada, elektroshtëpiaka, hidrosanitare dhe të tjerë. Ai shpjegon se magazinat ku ndodhi shpërthimi janë në tokat e shtetasit Bujar Çela por kush i administron nuk ka dijeni.
Është pyetur shtetasi Shaqir Kasapi shpjegon se ka marrë me qira një magazinë të shtetasit Bujar Çela te plasmasi ku prodhon xhama, profile alumini, dyer, dritare etj. Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qira, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe shtetasit Bujar Çela dhe Saimir Koreshi të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxha në ambulancë. Ai ka marrë dijeni se shtetasi Roland Hoxha dhe i biri punonin te magazina ku ndodhi shpërthimi duke prerë hekura me oksigjen, duke mbajtur të varura dy bombola në pjesën e vinçit të kamionçinës së tij. Ata kanë ardhur rreth orës 13 dhe deri rreth orës 15:10 kanë qenë aty në kohën që unë jam larguar.”, -thuhet në dosje.