AKTUALITET, 4 Mars 2024, 17:04

Shpërthimi ku vdiqën babë e bir, si shpëtoi mrekullisht i mituri. Dëshmia: Shkova të takoja Elidonin

Shpërthimi ku vdiqën babë e bir, si shpëtoi mrekullisht i

Në momentin e shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, i pranishëm ka qenë edhe djali i vogël i viktimës, Klejdi Hoxha. Kështu ka deklaruar shoku i tyre i mitur, I.Sota, i cili në momentin kur ndodhi shpërthime kishte shkuar në ambientet e kapanonit për të takuar dy shokët e tij.

Ai deklaron se rreth orës 15:40, ka vajtur dhe ka takuar dy shokët e tij të cilën quhen Elidon Hoxha dhe Klejdi Hoxha, të cilët po punonin dhe aty ka parë dy shokët e tij dhe babanë e tyre, si dhe disa punëtor të tjerë të cilët ishin lartë  me vinç.

“Ata kishin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim. Vinçi kishte një krahë dhe ishte i ngritur lartë dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek magazina që ishin duke punuar”, -ka deklaruar ai. Në këtë kohë ai ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe është rrëzuar në tokë. Aty një person e ka marrë dhe e ka çuar në spital.