TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri së bashku me atë demokrat Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i informuar këta të fundit për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Gjiknuri shkroi në rrjetet sociale se janë dakordësuar për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.
“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkroi Gjiknuri në Facebook.