AKTUALITET, 27 Mars 2023, 11:33

 Ambasada amerikane reagon për sulmin me armë ndaj Top Channel: Autorët të nxirren para drejtësisë

 Ambasada amerikane reagon për sulmin me armë ndaj Top Channel:

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel, ku për pasojë u vra roja i sigurisë.

Me anë të një njoftimi, ambasada nxit agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.

Po ashtu, ambasada e SHBA në Tiranë shpreh ngushëllimet për familjen e 60-vjeçarit, Pal Kola, që mbeti i vrarë.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.