AKTUALITET, 1 Maj 2022, 15:57

Altin Hazizaj kundër Evi Kokalarit: Sulmet me natyrë homofobike, nxisin urrejtje! Nuk ke qenë e sinqertë në mbështetjen ndaj LGBT

Altin Hazizaj kundër Evi Kokalarit: Sulmet me natyrë homofobike,

Evi Kokalari, ish anëtare e Komisionit të Rithemelimit dhe një person i afërt me Sali Berishën, që e shoqëronte atë në në disa prej Foltoreve, vijon të shkaktojë polemika në rrjet. 

Kokalari ka bërë një reagim publik, duke sulmuar Gazment Bardhin dhe duke krijuar aludime mbi orientimin e tij seksual edhe pse deputeti nuk ka folur ndonjëherë për jetën e tij private. Deklaratat e Kokalarit, kanë sjellë një valë fyerjesh dhe denigrimesh ndaj Bardhit, në rrjetet sociale. 

Sipas aktivistit të të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, deklaratat e Kokalarit, janë "sulme me karakter homofobik", të cilat "nxisin përçarje dhe urrejtje". Hazizaj shton se Kokalari, me reagimet e saj, po tregon që nuk ka qenë e sinqertë në mbështetjen që i ka dhënë komunitetit LGBT+ 

"Sulmet me karakter homofobik dhe denigrues në politikë nuk ndihmojnë as komunitetin LGBTI dhe as vete debatin demokratik në Partinë Demokratike! Ato nxisin më shumë urrejtje e përçarje apo me keq, konsiderimin e atyre që punojnë për kauzën LGBTI si të padenjë për të drejtuar parti politike apo për të qenë politikanë!
Për një person që njihet për mbështetjen e saj të hapur ndaj komunitetit LGBTI ky koment bëhet edhe më denigrues pasi tregon që mbështetja e saj nuk ka qenë e sinqertë dhe e vërtetë!", shkruan Hazizaj, ndërsa poston edhe lajmin për reagimet e Kokalarit. 

Altin Hazizaj kundër Evi Kokalarit: Sulmet me natyrë homofobike,