TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Nuk më dhatë mundësinë të jetoj në atdhe, më jepni mundësinë të kontribuoj për atdheun”.
Kjo është një nga pankartat e shpalosura para kryeministrisë në ditën e punëtorëve.
Shumë qytetarë u mblodhën në një marshim që nisi nga sheshi Skëndërbej duke marshuar përmes bulevardit të zbrazur në ditën pa makina, në drejtim të kryeministrisë.
Qytetarët kanë deklaruar se kërkojnë paga më të mira dhe masa shtesë për menaxhimin e situatës së krizës ekonomike në vendin tonë.
Organizimi i tyre ishte bërë në rrjetet sociale, ndërsa kanë paralajmëruar se nëse nuk do ketë reagim nga qeveria do të mblidhen sërish për të protestuar.




