AKTUALITET, 1 Maj 2022, 12:32

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, pritet rezultati

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit të Partisë demokratike ka zhvilluar dhe Kuvendin Kombëtar ku kanë votuar për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Ka përfunduar numërimi i votave dhe pritet që rezultatet për emrat e fituesve të publikohen pasditen e kësaj të diele.

Ndër të tjera kujtojmë se ish kryeministri, Sali Berisha edhe pse riktheu veteranët në parti nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e tij për bashkimin e demokratëve pasi grupit mbështetës të rithemelimit nuk i janë bashkuar 35 deputetë të tjerë.

Ndërkohë Kuvendi vendosi t’i ndërpresë mandatin kreut të grupit Enkelejd Alibeaj dhe shpalli 22 majin ditën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.