AKTUALITET, 1 Maj 2022, 13:57

Dita pa makina/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Lezhë

Dita pa makina/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Lezhë

Në kuadër të ditës pa makina, vendosur nga qeveria të dielën e parë të çdo muaji, në Lezëh është ndaluar qarkullimi i automjeteve në Bulevardin Gjergj Fishta dhe në rrugën Luigj Gurakuqi.

Qarkullimi i makinave është ndaluar që prej orës 08:00 dhe do të vijojë deri në 16:00 të pasdites.

Një nismë e tillë ka filluar për t’i dhënë mundësi mjedisit që të ‘shpëtojë’ nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.