AKTUALITET, 2 Nëntor 2022, 21:34

Alibeaj nuk tërhiqet: Po organizohemi për zgjedhjet lokale, kryesia dakord me qëndrimin tonë!

Alibeaj nuk tërhiqet: Po organizohemi për zgjedhjet lokale, kryesia

Enkelejd Alibeaj, ka folur pas mbledhjes me atë që ai e konsideron kryesia e PD. 

Deputeti deklaroi se kryesia është dakord me deklaratën që ka bërë grupi parlamentar (deputetët që mbështesin Alibeajn), për dështimin e negociatave dhe përgatitjen për zgjedhje. 

Alibeaj i qëndroi deklaratës se do të nxjrrin kandidatë në emër të PD. 

"Mbledhja sot ishte rreth 3 orë. Ishte një mbledhje informuese për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 3 do të kemi sërish mbledhjen e Kryesisë sëbashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale", tha ndër të tjera Alibeaj.