AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 16:55

Akuzohet se mashtroi një person dhe më pas i mori makinën, e pëson 21-vjeçarja në Tiranë

Akuzohet se mashtroi një person dhe më pas i mori makinën, e

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori për shtetasen B. M., 21 vjeçe, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit A. B., të cilin dyshohet se e ka dëmtuar dhe nuk ia ka kthyer.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen I. K., 34 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. P., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në subjektin në administrim nga shtetasi E. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

Më datë 27.12.2025, është paraqitur për mjekim në spital një shtetase 51 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës së saj. Aktualisht, ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 28.12.2025, një shtetas 62 vjeç, në banesë, ka tentuar të vetëdëmtohet me mjet prerës, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.

Më datë 29.12.2025, shtetasi L. B. kallëzoi se është goditur me grushte nga një shtetas ende i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.