TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 47-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka kanosur dhe rrahur motrën e tij.
Sipas komunikatës për shtyp, D. B., 47 vjeç, banues në Peqin i ka kërkuar motrës së tij një shumë parash dhe më tej ka ushtruar dhunë që ajo ti japë lekët që ai kërkonte.
Teksa 47-vjeçari ka përfunduar në pranga, materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin D. B., 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash.", sqaron policia.