TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një reagim në rrjetet sociale deputetja e PD-së, Ina Zhupa zbardh projektvendimet që i hapin rrugën ndërtimeve në 10 zona të mbrojtura.
Deputetja paralajmëron se po përfundon padinë kundër ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe në shtator ajo do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Zhupa nënvizon që tashmë organi që vendos për ndërtimet në zonat e mbrojtura është i njëjti që vendos edhe për ato të pambrojtura, një organ politik në drejtimin e Ramës sic është KKRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit).
"Kurbani i rradhës për t’u shkatërruar janë plot 10 zona të mbrojtura, të përgatitura nga ministria e “ndërtimin” Mirela Kumbaro.
Këto ditë në konsultim publik janë hedhur plotë 10 projekt vendime që i hapin rrugën ndërtimit në zonat e mbrojtura edhe falë ligjit skandaloz që kaluan në kuvend. Kumbaro e garanton vendin e saj si ministre jetëgjatë e qeverisë Rama pikërisht duke shërbyer si kamikaze në shkelje të konventave, kushtetutës dhe interesit publik.
Këto zona humbasin paprekshmërinë dhe sistemin e zonimit të brendshëm sipas rregulloreve ndërkombëtare dhe ligjit të vjetër dhe kalojnë lehtësisht në ndërtime ku autoriteti që vendos ështe KKRT. Shkalla e mbrojtjes ulet për secilin prej tyre.
KKRT, është pikërisht organi që jep lejet për kullat e Tiranës dhe për resortet e investimet strategjike, tërësisht politike dhe e drejtuar nga Rama dhe ministrat e drejtorët e tij ku tashmë do vendosin se ku do jenë “pikat e vogla” në këto zona të mbrojtura.
Zonat që nisin si kurban për orekset e klientëve të pushtetit dhe që kanë gati projekt vendimet janë:
Me forcë kundërshtoj këto veprime që konfirmojnë atë që thamë kur miratohej ligji se qëllimi është pikërisht përdorimi i zonave të mbrojtura me fokus ndërtimin dhe do jetë shkatërrimi përfundimtar i tyre.
Padia e parë në Gjykatën Kushtetutese në shtator, do jetë ajo kundër ndryshimeve të njëanshme dhe shkatërrimtare të ligjit të Zonave të Mbrojtura. Beteja do vazhdoi deri në fund në mbrojtje të interesit publik, trashëgimisë për brezat e ardhshëm dhe kushtetutës"- shkruan Zhupa.