TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë pak para mesnatës në aksin Lushnjë-Fier. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili është identifikuar me inicialet E. K. Viktima një 29-vjeçar u gjet i vdekur brenda mjetit i cili ishte i marrë me qira.
Mësohet se makina ka dalë nga rruga kryesore në Krutje dhe ka përfunduar në një kanal. Më saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheshpushimi i shoferit”. Makina është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor ku më pas ka përfunduar në një kanali aty pranë.
Trupi i viktimës u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie.