TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.
Sipas burimeve për Panorama.al, mësohet se gjyqi ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe seanca u shty për 11 janar, në orën 11:00.
Sot avokatët po bënë parashtrimet dhe predentimet e tyre në përgjigje të provave që prokuroria ka paraqitur për ngjarjen. Gjatë seancës gjyqësore u bënë 2 pushime dhe mësohet se në seancën e sotme nuk janë thirrur 68 dëshmitarët për tu marrë në pyetje nga trupi gjykues.
Paplekaj ka kerkuar sërisht një riekspertim të skenës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ndonëse Prokuroria e Elbasanit e ka kryer riekspertimin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, në daten 14 Qeshor 2021, këtë seancë sërisht Paplekaj e ka kërkuar të behet edhe një herë ky riekspertim.
Avokati i Paplekes këtë kërkesë e ka bërë edhe më parë në datën 30 Shtator. Kërkesa bëhet për shkak se ka një mos akordanc midis distancave tek viktima dhe qitësi dhe nga viktima tek gëzhoja. Avokati pretendon se ka ende detaje të reja në lidhje me ngjarjen, dhe një mospërputhje provash.
Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Paplekes, që kërkonte pavlefshmërinë e aktit të ekspertimit.
Avokati kërkoi që riekspertimin ta kryenin ekpertë të tjerë të liçensuar.
Gjykata arsyetoi se vendimi i saj erdhi pasi vlersoj provat e prokurorisë sic është dhe riekspertimi i datës 14 Qeshor 2021.