AKTUALITET, 9 Janar 2023, 14:10

Betohet para Presidentit gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Marjana Semini

Betohet para Presidentit gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Marjana Semini

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marjana Selimi është betuar ditën e sotme në presidencë para kreut të Shtetit, Bajram Begaj.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, është shprehur Selimi.

Begaj i ka uruar Selimit suksese në detyrën e re si pjesë e trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoni ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.