AKTUALITET, 9 Janar 2023, 12:19

KQZ nis me procedurat për zgjedhjet e 14 majit, ndahen komisionerët

KQZ nis me procedurat për zgjedhjet e 14 majit, ndahen komisionerët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për përgatitjen e zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë mbledhjes KQZ miratoi pikën e ndarjes së komisionerëve për Zgjedhjet Lokale.

Dy komisionerë Partina Socialiste, 2 Partinë Demokratike zyrtare, e cila drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, një Partia e Lirisë dhe një Partinë Socialdemokrate e cila drejtohet nga Tom Doshi.

Vlen të theksojmë se kjo është hera e parë që Doshi do të ketë Komisioner, që nga momenti që mori drejtimin e PSD-së, pasi iku Skënder Gjinushi.

KZAZ-të në total kanë 7 anëtarë dhe i shtati do të përcaktohet me short mes PS-së dhe PD-së.

Në KQZ ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa, ndërsa nga PD-ja e Berishës dhe nga PL nuk kishte asnjë përfaqësues.