TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme çeli të mërkurën procesin gjyqësor ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahemtaj, i pandehur për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Buka sha”.
Prokurorët e SPAK lexuan kërkesën për gjykim dhe listën e dëshmitarëve të kërkuar për të provuar akuzën. I pari dëshmitar i kërkuar nga SPAK është Lirim Fejzollari.
Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për shkelje të ligjit teksa mbante detyrën e Ministrit të Financave, gjatë procedurës së privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore “Buka sha”.
Ish-zëvendëskryeministri u kallëzua në SPAK nga biznesmeni që kishte në pronësi pikërisht shoqërinë “Buka” sh.a. Megjithatë, Ahmetaj është vënë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për inceneratorët.
Ndërsa në 24 shkurt ora 14:00 do të mbahet procesi i radhës.
Dëshmitarët:
Arben Myderizi, Adrian Myderizi, Shkëlqim Cani, Gelardina Prodani, Fatmir Hoxhaj, Klodian Mene, Roza Naumi, Endri Duçka, Ergys Qirici, Hysen Caka, Rudina Karamuço, Manjola Fagu, Nuri Sopaj, Idlir Xhoxhi, Adriana Sheti, Dezdemona Alickaj, Silvana Gjikdhima, Emil Nova, Igli Gugashi, Federik Seiti, Florian Pustina, Lirim Fejzullai.