AKTUALITET, 24 Shkurt 2026, 17:25

Akuzat/ Jepet pretenca për ish-shefin e qarkullimit rrugor, SPAK kërkon dënimin me 4 vite heqje lirie

Akuzat/ Jepet pretenca për ish-shefin e qarkullimit rrugor, SPAK

SPAK ka relatuar konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e qarkullimit rrugor Roven Zeka.

Spak ka dërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkuruar ka kërkuar 2 vite e 8 mua burg. Në aplikim të nenit 59 përfundimisht mbeten 3 vite shërbim prove.

I njëjti dënim është kërkuar edhe per Sokol Navakun, ndërsa për të bashpandehurin tjetër Bledi Belba është kërkuar 1 vit e 6 muaj. 

Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, akuzohej për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim.