AKTUALITET, 25 Shtator 2025, 13:33

Akuzat/ Berisha zbulon prapaskenat e Dakos në qeli: Veliajn nuk po e lejojnë të shkojë në Gjykatë Kushtetuese

Akuzat/  Berisha zbulon prapaskenat e Dakos në qeli: Veliajn nuk po e

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot nga selia blu se Erion Veliajn nuk po e lejojnë të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Sipas tij, Rama po bën çdo gjë që Veliaj të mos dalë nga burgu.

Berisha shton se kryeministri që orkestroi gjithë procesin e shkarkimit të kryebashkiakut, tani bën si hipokrit, duke thënë se thjesht “noterizova”. Kurse këshilltarët socialistët në bashki që votuan pro shkarkimit i quan më keq se skllevërit.

Sali Berisha: Veliajt po i kërkojnë të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese që të mos dalë nga burgu. Ky është misioni i Gjushit që është një urith. Cili është varianti? Varianti është anti kushtetues. Nuk e shkarkova unë, noterizova thotë. Kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Është fuqi e ekzekutivit. Si hipokrit, mos përdor epitete të tjera, kërkon të thotë se unë noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që erren mendje që Veliaj të mos shkojë në GJK a e kuptoni ju këtë, a ja thoni mediave këtë. Ka përhapur fjalën se vetëm po noterizoj, kur gjen këshilltar të çdo lloj ngjyre që thonë çdo gjë si thotë ai.

I patë këshilltarët e bashkisë, nuk kishte e kame dëgjuar këto ditë t’i quajnë skllevër, jo more e fyen skllavin t krahasosh këshilltarin bashkiak të PS me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh. Skllavi është me status. Këta shpërbëjnë veten e tyre dhe mbajnë ato fjalë që turpërojnë çdo qenie njerëzore. Tani Edi Rama mendon se meqë Gjushi nuk pati efektin e duhur. Noterizova thotë, pra ai e shkarkoi dhe do tani ta çojë te harami, atë e ka peng kanë rrëmbye së bashku pronat e shtetit shqiptar dhe shpallin zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në GJK.

Çfarë do thotë kjo? Shkelmim i kushtetutës dhe parimeve të shtetit. Për mua nuk ka gjë të re. Ky është një narko shtet. Kam kaq vite se deklaroj se shtetit ligjor është zëvendësuar me narko shtetin. Është një histori turpi. Kur një njeri sillet si kryetar organizate kriminale për të cilin nuk ka kod, dhe ka vetëm vullnete të liga. Nuk duhet që degët të na pengojnë të shohim trungun. Bën çdo gjë që të mos e lejojë të shkojë në GJK. Vetëm shteti nuk ekziston. A nuk është ky që djeg kushtetutën për Oltën?! Këto janë gjërat më të rënda për një vend.