TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi në daljen e sotme për shtyp nga selia blu, takimin sipas tij të vitit 2019 në Aruba të Karaibeve, të kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave me organizata narko-kriminale, të cila janë shpallur “terroriste” nga DASH.
Berisha i referohet dhe një editoriali të një mediaje italiane, sipas së cilës “nuk ekzagjerohet nëse quajmë Shqipërinë narko-shtet”. Artikulli heton dhe takimin e Arubas dhe tregon se si mafia shqiptare “ka pushtuar botën”.
Berisha: Takimi famëzi i Arubas i qeveritarëve shqiptarë dhe grupeve të narkos shqiptar dhe ndërkombëtar. Ky takim nuk është vetëm kronik e mediave shqiptare. Nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës, i cili në atë kohë po të bëni një check up të kronikave tuaja i ka ushtruar pyetjen Edi Ramës ke marrë pjesë në takimin e Arubës apo jo. Takimi i Arubas sipas Interceptimeve të antimafies italiane në një libër që ka dalë këto ditë është zhvilluar më datë 19 janar të vitit 2019. Një grup ministra bashkëpunëtorë të narko terrorizmi ndërkombëtar kanë udhëtuar me një charter në Aruba. Që është një nga zonat më të hapura të botës, protektorat i mbretërisë së Hollandës. Interceptimet për arsye ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë nuk janë bërë publike.
Autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë Ramës dhe në mundësinë më të madhe vetë Edi Rama. Në një takim famëzi ku është diskutuar për syrin dhe malin e Tiranës, kullat dhe stërkullat e Tiranës. Sipas interceptimeve të sakta të antimafies italiane. Këto interceptime disponohen dhe nga disa agjensi të tjera të vendeve partnere, Belgjika, Mbretëria e Hollandës dhe agjensi të tjera. Siç e shihni ne kemi një kryeminstër dhe një kabinet bashkëpunëtor i ngushtë i atyre që janë shpallur organizata narko terroriste. Rama dhe narko ministrat janë të njëjtë me Maduron, që kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narko terroriste.