TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Po mbahet seanca për dosjen “5D”, ku mes dëshmitarëve është edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi. Këlliçi ka bërë me dije se i qëndron dëshmisë së dhënë më parë në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes nga GJKKO, Këlliçi dha sqarime për gazetarët, ku tha se ishte në seancën e parë të dosjes 5D (drejtorëve të bashkisë Tiranë që ndodhen në paraburgimin e Fierit).
Këlliçi theksoi se u pyet si dëshmitar, nga avokatët e ish-drejtorëve, teksa nuk munguan ngacmimet e tyre për zgjedhjet e humbura të majit 2023.
“Gjithë informacionin e kam marrë shkurt-mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 mln dollar është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5D”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë i pyetur nga avokatit të Mariglen Qatos, Ardian Leka, Këlliçi ka treguar mënyrën se si ka rënë në kontakt me të dhënat mbi të cilin u bë denoncimi.
“Ka ardhur një zarf dorazi, është protokolli, s’merrem unë drejtohuni Partisë Demokratike. Kam arritur përmes faqes së QKR fillimisht të ndjek kompaninë, kam bërë lidhjen e konfliktit të interesit dhe kam bërë një deklaratë publike. Do kisha kërkuar të njihesha me procedurën se si bëhen pyetjet e nderuar gjykatë. Duhet të kuptoni, kam bërë me qindra denoncime publike që përmbajnë emra e të dhëna dhe nuk është e thjesht t’i kujtoj specifikisht të gjitha. Duhet kuptuar koha, situata që janë bërë.
Mendoj se detyrën time e kam kryer. Informacioni që më ka ardhur ka qenë me shkrim pa emër pa adresë, por ka pasur emrin tim mbi zarf. Më është dorëzuar mua personalisht dhe jam njohur vetëm unë me materialin. Kam bërë qindra denoncime. Kam patur kallëzime edhe për çështjen në fjalë kallëzim për shpifje. Jam aktualisht në gjykatën civile për shpifje të iniciuar nga ish kreu i bashkisë tiranë Erion Veliaj. Qoftë në deklaratën publike qoftë në kallëzim, ka qenë Qato më pas ka qenë edhe Molla e drejtor të tjerë. Informacionin e parë e kam patur për Qaton, atë që kam patur si informacion atë kam depozituar dhe kallëzuar”, ka deklaruar ai.
Belind Këlliçi: Jam pyetur nga avokatët mbrojtës të drejtorëve që janë në burgun e Fierit. Kam dhënë përgjigjet e mia shterues për informacionet që kamë patur. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat publike. Është shkuar dhe në kërkesë llogarie. Është kaluar në interpretime politike. Edhe në ridikulim të situatës dhe zgjedhjeve të 2023.
Ka patur dhe pyetje a fitova zgjedhjet e bashkisë. Po i jap përgjigje këtu. Më mirë këtu ku jam sot se fitues i zgjedhjeve të majit 2023. Jam pyetur për praktikat korruptive, burimin e informacionit. Në thelb është bërë e njohur fakti që kallëzimi është bashkua me kallëzimin në 9 maj 2023 dhe jam pyetur për të gjithë indiciet që kam patur për këtë çështje,
Beteja jonë me Edi Ramën, dhe me çdo ministër nga Balluku dhe çdo titullar tjetër në çdo bashki që janë përfshirë në afera korruptive. Kjo betejë vijon me modelin Veliaj në pushtetin qendror dhe lokal. Të gjithë dokumente që janë depozituar në SPAK janë për zyrtarët që kemi informacion. Nëse do kemi dokumente të rëndësishme përveç detyrës politike, është dhe detyrë qytetare që një aferë korruptive ta bësh publike.