AKTUALITET, 27 Dhjetor 2024, 16:28

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine, GJKKO dërgon për gjykim Erzen Breçanin dhe të tjerët

Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine, GJKKO dërgon për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgon në gjyq Erzen Breçanin dhe të pandehurit e tjerë.

Të përfshirë janë edhe shtetasit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti,Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga dhe Jonida Babameto.

NJOFTIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti,
Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.

2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024,
vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:

1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuarapërkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.