TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan – Peqin, pranë fshatit Pajovë. Nga përplasja, makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme materiale, ndërkohë që është shkaktuar trafik i rënduar në këtë aks rrugor.
Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin vend, ku pak kohë më parë një fëmijë 8-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.
Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin aks rrugor, një 69-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
Megjithë protestat e banorëve, nuk janë marrë masa për rritjen e parametrave të sigurisë së kësaj rruge, që merr jetë njerëzish.