AKTUALITET, 27 Dhjetor 2024, 15:20

Akuzohet se shpërndau në rrjetet sociale foto intime të një vajze të mitur, arrestohet i riu në Devoll

Akuzohet se shpërndau në rrjetet sociale foto intime të një

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Devollit. Mësohet se ai ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një vajze të mitur.

“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.