TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë (27 dhjetor), ne zonen qe quhet :Lagjia e re".
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të plagosur.
Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambjentet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.
Denoncimi në polici është bërë nga shënjestra e këtij atentati, Luan Ternova.
Ai ka treguar para autoriteteve se është qëlluar në drejtim të tij teksa po dilte nga xhamia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.