AKTUALITET, 27 Dhjetor 2024, 16:26

Nderim dëshmorëve të policisë/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e të rënëve në detyrë

Nderim dëshmorëve të policisë/ Policia e Shtetit dhurata

Atmosfera e festave te fundvitit, përfshiu Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Babagjyshi i dhuratave gëzoi vogëlushët e dëshmorëve të uniformave blu, që ranë në krye të detyrës, në nder të sakrificës së tyre sublime.

Drejtuesit e policisë e cilësuan këtë këtë si një moment reflektimi dhe mirënjohje për efektivët që dhanë kontributin e tyre për rendin në vend.

Atmosfera e festave, përfshiu gjithashtu edhe drejtoritë e qarqeve në vend, për të qenë në këtë përiudhë pranë familjarëve dhe fëmijëve që kanë humbur më të dashurit e tyre.