TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar me detyrë inxhinier në një firmë ndërtimi dhe një 25-vjeçar me detyrë teknik ndërtimi kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.
Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit mësohet se arrestimi i këtyre shtetasve ka ardhur pasi në Kamëz, në kantierin e firmës së ndërtimit ku këta shtetas punonin ka rënë nga lartësia e kantierit punëtori me ininciale Sh.P.
Menjëherë ai është dërguar në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, sakaq theksojmë se deri më tani nuk dihet endje gjendja e tij shëndetësore.
Sipas Policisë dyshohet se ky shtetas është rrëzuar për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik.
“G. P., 39 vjeç, me detyrë inxhinier në një firmë ndërtimi dhe H. G., 25 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi, pasi në Kamëz, në kantierin e kësaj firme ndërtimi, dyshohet se për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik, ka rënë nga lartësia e kantierit, shtetasi Sh. P., punëtor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.