AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 11:41

Aksidenti tragjik/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

Aksidenti tragjik/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.

Njoftimi: 

Informacion paraprak/Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.