AKTUALITET, 24 Shkurt 2025, 13:15

Aksidenti/ Ishin duke lëvizur me monopatina, përplasen 2 persona në Vlorë, njëri prej tyre ukrainas

Aksidenti/ Ishin duke lëvizur me monopatina, përplasen 2 persona

Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po lëviznin me monopatina.

Aksidenti është shënuar paraditen e sotme në rrugën Transballkanike.

Raportohet se njëri prej të plagosurve me origjinë nga Ukraina humbi ndjenjat në momentin e incidentit, por është jashtë rrezikut për jetën.

Qytetarët e pranishëm i dhanë ndihmën e parë, derisa mbërriti ambulanca.

Të dy drejtuesit e monopatinave janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.