AKTUALITET, 24 Shkurt 2025, 10:47

Vendimi i GJKKO: Shtyhet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit e Asmer Bilalit. Zbulohet arsyeja

Vendimi i GJKKO: Shtyhet seanca për vlerësimin e masave të

Mëngjesin e sotëm ishte caktuar të mbahej seanca në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali.

Edhe pse kanë kaluar dy orë, seanca ende nuk ka nisur. Shkak për këtë duket se është bërë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen.

Fillimisht çështja i ishte caktuar gjyqtares Etleva Deda, por duke qenë se ajo ndodhej jashtë vendit, i ka kaluar gjyqtares Irena Gjoka.

Me rikthimin e gjyqtares Deda çështja i ka kaluar sërish asaj për shqytim.

Kujtojmë se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.